Dy policë janë filmuar teksa luajnë me njëri-tjetrin gjatë orarit të punës. Videoja është xhiruar në zonën e Unazës, në qytetin e Elbasanit.
Ajo që duket qartë, është policja, e cila del nga një makinë e zakontë, ndërsa dikush tjetër, që sipas mesazhdërguesit është një polic, e prek në “fundshpinë” dhe e godet lehtë disa herë.
Nuk është e sigurt nëse brenda në makinë ndodhet një tjetër punonjës policie apo ndonjë njeri i zakonshëm, por nëse kjo police është në orar të punës parashikohet që të rrijë në rrugë dhe të kujdeset për lëvizjen e automjeteve, shkruan OJQ.
Fotografia kryesore: ILUSTRIM