Turizmi në Maqedoni është rritur në vitin 2015 dhe pritet rrije e re këtë vit, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Enti Shtetëror për statistika.
Për muajin prill janë regjistruar 57.462 turist të cilët kanë fjetur 118 111 netë në Maqedoni.
Për muajin prill ka rritje prej 9.9% nga viti i kaluar. Numri i turistëve vendas nga viti 2015 në muajin prill ka pasur rritje prej 16.6%. Numri i turistëve të jashtë është rritur prej 7%.
Në periudhën Janar-Prill të vitit 2016 duke e krahasuar me vitin e kaluar ka rritje prej 14.4%./Telegrafi/