Telegrafi

Munishi: Kush e refuzon Kosovën, duhet të shpallet “nongrata”

Trajneri i njohur Ismet Munishi ka diskutuar për futbollistët që refuzojnë të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai tha se “të shpalli nongrata, të padëshirueshëm”.

“Tash e tutje, kush nuk vjen të lujë për Kosovën duhet të shpallet nongrata”, ka thënë fillimisht ai.

Ai po ashtu shtoi se “nuk i gjykoj ata që e zgjedhin Shqipërinë. Por, kush do që e i refuzon dy kombëtaret tona, nuk ja përmendi as emrat”.

Kjo është nata e nëntë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Ai tha më tej se: “Kam informata se disa futbollistë kosovarë do t’i bashkohen kombëtares së Shqipërisë”.

“Por, ata lojtarë janë neglizhuar komplet nga kombëtarja e Kosovës”. Por, Munishi hezitoi të flasë me emra. “Nuk po futem të flas me emra, por janë informata shumë të sakta”.