Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në Kosovë. A ka politika zhvillimore Kosova dhe cilat janë projektet e mëdha nacionale në fushën e ekonomisë? A po e pengojnë temat politike zhvillimin ekonomik? Pse në Kosovë ka më pak investitorë të huaj se në rajon? Cilat janë pengesat kryesore sipas ekspertëve të kësaj fushe? A po krijohen zonat ekonomike në Kosovë për shkak të vendime politike?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Gazmend Abrashi – Koordinator nacional për Ballkanin Perëndimor, Zyra e kryeministrit
Astrit Panxha, drejtor Klubi i Prodhuesve të Kosovës
Besian Mustafa – Ish-drejtor KIESA
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV “Dukagjini”. /Telegrafi/