Telegrafi

Kush e orkestroi këngën që e këndoi Rita Ora në Vatikan (Foto/Video)

Kompozitori i mirënjohur, Shpëtim Saraçi, nuk e ka fshehur kënaqësinë që ishte pjesë e artistëve shqiptarë në koncertin madhështor në “Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura”.

Përmes një mesazh të publikuar në Facebook falënderoi këngëtaren Rita Ora për performancën e shkelqyer të këngës “What child is this”, e shkruar nga William Chatterton Dix, në 1865, të orkestruar prej tij, transmeton oranews.

Lexo po ashtu Rita Ora fjalim emocionues për Nënë Terezën

Mes shumë versionesh që njeh kjo këngë, ajo u interpretua edhe nën orkestrimin e mjeshtrit Shpëtim Saraçi.

Siç rrëfen Saraçi, ka qenë dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili drejtoi dhe koncertin homazh në Vatikan, që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të bëjë një transkriptim të këngës që Ora ka kënduar me Bocelli-n, por që ajo vendosi ta këndojë solo.

Lexo po ashtu Kur gjakovarët i bën bashkë Nënë Tereza (Foto)