Kompozitori i mirënjohur, Shpëtim Saraçi, nuk e ka fshehur kënaqësinë që ishte pjesë e artistëve shqiptarë në koncertin madhështor në “Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura”.
Përmes një mesazh të publikuar në Facebook falënderoi këngëtaren Rita Ora për performancën e shkelqyer të këngës “What child is this”, e shkruar nga William Chatterton Dix, në 1865, të orkestruar prej tij, transmeton oranews.
Mes shumë versionesh që njeh kjo këngë, ajo u interpretua edhe nën orkestrimin e mjeshtrit Shpëtim Saraçi.
Siç rrëfen Saraçi, ka qenë dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili drejtoi dhe koncertin homazh në Vatikan, që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të bëjë një transkriptim të këngës që Ora ka kënduar me Bocelli-n, por që ajo vendosi ta këndojë solo.