Në një rrëfim ekskluziv, Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj.
“Nuk është iniciativë personale, sepse kam 11 vite që merrem me investigime, por nuk mund të flas më gjatë për shkak të hetimeve. Takimi i dytë me Gjicin dhe i fundit ishte ai në video. Nuk ka qenë qëllim të bëhej virale, por ndodhi”, tha Kaçi për Oranews.
“Në zyrën e tij ishte shumë e vështirë që të futeshe me sende personale dhe ka qenë diçka me gotën plastike me kamera që të mos dyshonte. Ka qenë ai rol që u bë nga ana ime, ose do të bëhej ajo ose do të më kapte kamerën, sepse po e vinte re kamerën që kisha aty. Kam qenë në rol në ato momente”, tha ajo.
Kaçi tha se edhe femra të tjera janë abuzuar nga Gjici në zyrën e tij.
“Viktima në këtë rast doli abuzues dhe abuzuesi viktimë. Unë jam një aktiviste për mbrojtje ne kafshësh dhe i mbroj ato. Vajtja në atë zyrë ndodhi sepse kisha dëgjuar se Gjici ishte abuzues dhe ai do të bënte ato veprime që bëri në ato video. Nuk e besoja në fillim se diçka e tillë mund të ishte mundur”.
“Fabula në fillim ishte një projekt. Hera e parë që shkova u prezantove, folëm për projektin, ndërsa ai krijoi afrimitet qysh në herën e parë. Mua më la të kuptoja se çdo gjë ishte e vërtetë. Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin shkoj sërish atje dhe motivimi ishte për ta demaskuara një titull që abuzon me zyrën e shtetin. Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë”, tha ajo.
Intervistën e Alma Kaçit mund ta ndiqni KËTU