Sergio Ramos është ai që ka bërë për vete legjendën, Francesco Totti pas ndeshjes Real Madridi-Roma.
Ndeshja kaloi nën dominimin e spanjollëve që arritën të kalojnë në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Një prej ngjarjeve më të veçanta ishte kur në fushë u fut kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, transmeton Telegrafi.
Ai u duartrokit nga tifozët e klubit mbretëror duke i krijuar një emocion të veçantë legjendës italiane.
Pas ndeshjes, Totti i dhuroi fanellën një tjetër lojtari që ka arritur shumë në botën e futbollit, Sergio Ramosit.
Spanjolli me të dalë nga stadiumi nuk hezitoi të tregojë fanellën e nënshkruar nga Totti. /Telegrafi/