Zajmina Vasjari ka qenë shumë e mërzitur këto ditë, pasi ka humbur shokun e saj më të mirë.
Ajo nuk ka më pranë qenushin e saj Broshin dhe pikëllimin për humbjen e tij e ka shprehur në rrjetet sociale, mes miqve dhe fansave të saj.
Miket e saj i kanë shprehur ngushëllime duke e kuptuar dhimbjen e saj, derisa shumë ndjekës të cilët nuk kanë pasur lidhje me kafshë i kanë këshilluar që të marrë qenush tjetër dhe se nuk duhet të mërzitet shumë.
Ndryshe, fansat i kanë kërkuar këngëtares që të sjellë sa më shpejt ndonjë këngë të re. /Telegrafi/