Në diskutimin e sotëm në Komisionin për marrëdhënie me jashtë në Kuvendin e Maqedonisë është zhvilluar debat i ashpër mes deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski dhe euroambasadorit Samuel Zhbogar, rreth çështjes se kush ka “kapur” Maqedoninë dhe kush e ka ndaluar integrimin e saj në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia nuk është shtet i kapur, po ka perspektivë të robëruar evropiane nga ana e Greqisë lidhur me emrin. Ky ishte arsyetimi i deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshovski për zvarritjen e procesit integrues të vendit në strukturat euroatlantike.
“Arsyetimin se Maqedonia është shtet i kapur, zëvendësoni me definicionin e qartë “perspektivë e kapur evropiane” për shkak të bllokimit të një shteti anëtare e BE-s”, Milloshoski.
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, kundërshtoi Milloshoskin duke thënë se përderisa vendi përshkruhet si shtet i kapur, nuk mund të shpresoj se do të kyçet në BE.
“Dua t’i përgjigjem kolegut tim Milloshoski se BE-ja nuk mund të fillon negociata me shtet që Komisioni Evropian e përshkruan si shtet të kapur dhe mendoj se kjo është arsyeja e vetme që Maqedonia nuk i ka filluar bisedat për anëtarësim në BE”, tha Zhbogar.
Deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski ftoi që partitë politike të arrijnë konsensus për çështje mbipartiake siç janë anëtarësimi i vendit në BE- dhe në NATO. Komisioni miratoi Raportin e Komisionit Evropian dhe Rezolutë e Parlamentit Evropian për vitin 2016./Telegrafi/