Site icon Telegrafi

Kush e bëri të qajë në skenë Celine Dionin (Video)

Celine Dion ka performuar mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard Awards” për herë të parë pas vdekjes së burrit të saj, Rene Angelil.

Simbolike apo jo, por natën e kaluar, Dion ka kënduar këngën “Show Most Go On (shfaqja duhet të vazhdojë)” të grupit “Queen”, pas së cilës iu dha një çmim i veçantë “Icon Award”.

Megjithatë, duket se këngëtarja do ta mbajë në më mend këtë moment emocional që e ka ndarë me publikun dhe djalin, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë të veçantë, Rene Charles, djali i madh i divës së Pop muzikës është befasuar kur Dion doli në skenë dhe ia dha asaj çmimin. Kjo këngëtaren e ka prekur dhe me këtë rast filloi të qaj.

“Më vjen keq. Më vjen keq që jam duke qarë. Unë dua të jem e fortë për familjen dhe fëmijët ndërsa këtë nuk e prisja. Më vjen keq që jam duke qarë para teje. Më bënë shumë të lumtur”, tha Dion. /Telegrafi/

Exit mobile version