Siç bën të ditur agjencia e lajmeve ”META”, tashmë në konkursin e LSDM-së për komisioni ad-hock për mbikëqyrje të mediave në periudhën parazgjedhore janë paraqitur disa kandidatë, kurse afati i paraqitjes përfundon sonte në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nuk dihet se në çfarë mënyre OBRM-PDUKM-ja do t’i përzgjedhë kandidatët për këtë trup, kompetencat e të cilit janë përcaktuar në rrethin e dytë të bisedimeve politike.
”META” gjithashtu njofton se pjesë e përzgjedhjes do të jenë edhe kandidatë për të cilët LSDM-ja konsideron se mund të jenë të ”përshtatshëm” për këtë detyrë.
Ndryshe, dënimi më i lartë për një medium, gjatë periudhës parazgjedhore, do të jetë 4000 euro, ndërkaq komisioni ad-hock duhet të ketë pesë anëtarë. Katër anëtarë të komisionit duhet të jenë nga partitë politike nënshkruse të marrëveshjes së Përzhinos, kurse këta e përzgjedhin anëtarin e pestë.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e këtij komisioni që duhet të formohet deri më 19 gusht./Telegrafi/