Në orët e vona të mbrëmjes në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë parë disa persona tek kanë larguar kontejnerët e mbeturinave.
Ata këta kontejnerë i kanë bartur me anë të një traktori, mirëpo nuk kanë treguar arsyen pse, përcjell Telegrafi.
Siç duket kjo ka të bëjë me protestën e paralajmëruar për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke pasur parasysh faktin se në protestat e kaluara, ato janë shfrytëzuar për tua bllokuar rrugët policisë. /Telegrafi/