Site icon Telegrafi

Kush i dha fund beqarisë? Të famshmit shqiptarë që u martuan në vitin 2024

Viti 2024 ka qenë një vit plot ngjarje dhe emocione për artistët shqiptarë.

Disa prej tyre vendosën t’i japin fund beqarisë dhe të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre personale.

Çdo ceremoni ka qenë e veçantë, me tradita, duke mbledhur miq e familjarë. Kjo pa dyshim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të tyre, duke ndarë çdo detaj në rrjete sociale.

Në këtë përmbledhje, do të eksplorojmë disa prej famshmëve shqiptarë që i dhanë fund beqarisë në vitin 2024, teksa ndanë momente të paharrueshme nga dasmat e tyre magjike dhe emocionet që ndiheshin në ato ditë.

E veç asaj, pati edhe të tjerë që vendosën të kurorëzohen në heshtje, pa bërë bujë në media e platforma sociale.

Alisa Maloku & Urim Çela

Dyshja, të cilët u bënë të njohur në Big Brother VIP Kosova, Alisa dhe Urimi, u martuan në maj të vitit 2024.

Ata kurorëzuan dashurinë me martesë pas disa vitesh lidhje dhe njohje së bashku.

Ceremonia e tyre u organizua në Prishtinë dhe pati të ftuar personalitete të profileve të ndryshme. Atmosfera ka qenë e mrekullueshme, ku performuan disa këngëtarë të njohur.

Ata theksojmë se tani pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

Shkenda Dubova & Mentor Aliaj

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, u martua në shtator të vitit 2024.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjakova, Mentor Aliaj.

Ceremonia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme, e kuruar dhe perfekt në çdo detaj.

Sipërmarrësja mori gjithë vëmendjen me dukje ekstravagante dhe qaforen që u tha se ishte në vlerë 50 mijë.

E veçanta e asaj dasme ishte se kënduan disa artistë të njohur që edhe krijuan një atmosferë unike.

Shkenda ka kohë që është tërhequr nga muzika, për t’u fokusuar në bizneset që zotëron nëpër vende të ndryshme.

Iliriana Sadriu & Adri Rrogaqi

Iliriana Sadriu dhe Adri Rrogaqi u martuan në tetor të vitit 2024.

Ata organizuan një dasmë të madhe me miq e familjarë në një nga restorantet luksoze në Ferizaj.

Dyshja vëmendje të madhe morën më shumë me paraqitjen e tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova. Ata u bënë shumë të dashur për publikun, e madje u ftuan në shumë ahengje gjatë sezonit të verës.

Veç kësaj, në vitin që shkoi sollën edhe disa këngë që u pritën mirë nga publiku.

Dafina Zeqiri & Kreshnik Gjergji

Dasma më e komentuar e vitit nuk ka dyshim se ka qenë e artistes së njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.

Nisur nga ftesat e veçanta me video, për ditën më të rëndësishme të këngëtares u punua me muaj.

Ajo dhe Kreshnik Gjergji i dhanë fund beqarisë në fund të tetorit të vitit që kaloi.

Ka qenë një ceremoni e paharrueshme me të ftuar të shumtë, personazhe nga të gjitha fushat.

Krijuesja e hitit “Prit” zgjodhi katër veshje të ndryshme për natën, ku shkëlqeu në secilën paraqitje. U përfol tejet shumë për dukjen e jashtme, por edhe për gjithë organizimin e dasmës.

Kjo me siguri që do të mbahet mend gjatë dhe do të jetë një kujtim i paharruar për të gjithë të pranishmit.

Veç kësaj, Dafina ka qenë shumë e angazhuar edhe me muzikë e koncerte në vitin 2024.

Loredana Zefi & Karim Adeyemi

E këngëtarja Loredana Zefi ka dashur që ditën më të rëndësishme në jetën e saj ta bëjë larg syrit të publikut.

Ajo ka zbuluar në dhjetor se i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, në muajin tetor të 2024.

Ata duket se nuk kanë organizuar një ceremoni të madhe, por që jetojnë bashkë prej shumë vitesh.

Loredana për një kohë të gjatë u komentua për marrëdhënien me reperin Mozzik, me të cilin u nda para disa vitesh.

Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë në vitin 2018.

Krahas jetës personale, Lori ka ecur mirë edhe në karrierë, ku numëron hite të shumta.

Po për ju, cila ka qenë dasma më e mirë dhe më e veçantë e vitit 2024?

Exit mobile version