Profesori i historisë, Donald Fear ka në plan të blejë një shtëpi motorike në Uells pasi ka fituar çmimin duke iu përgjigjur pyetjes së fundit në lidhje me piratin “Blackbeard”.
Konkurrenti i parë që ka fituar “Kush dëshiron të bëhet milioner?” në 14 vjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, planifikon t’i shpenzojë një milion funte në blerjen e një shtëpie me motor, raporton theindependent.
Mësuesi i historisë dhe politikës, Donald Fear, 57 vjeç, i cili jeton në Telford, iu përgjigj saktë pyetjes së 15-të të fundit në lidhje me vdekjen e një pirati të famshëm në vitin 1718, transmeton Telegrafi.
Babai i katër fëmijëve, i cili ka qenë i martuar me gruan e tij, Debs, një infermiere, për 33 vjet, është kampioni i gjashtë në historinë 22-vjeçare të kuizit televiziv.
“Megjithëse do të më pëlqente të hidhesha në aeroplanin tjetër për në Shtetet e Bashkuara ose diçka e tillë, thjesht nuk është një opsion. Pra, për momentin Britania është e mrekullueshme, ndoshta Uellsi para së gjithash – kështu që një shtëpi me motor në Uells është ajo për të cilën do të shpenzoja miliona funte”, pohoi ai.
Kujtojmë se edhe vëllai i tij i madh, Davyth, vitin e kaluar fitoi 500 mijë funte si garues në të njëjtin program.
Ingram Wilcox ishte fituesi i fundit i çmimit kryesor në vitin 2006. Në përgjithësi, pesë garues më parë kanë fituar çmimin prej një milion funteve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qk3SObxtpaM