Telegrafi

Kusari-Lila: Veprim i tepruar vendosja e simbolit ndaluese për bartjen e shamisë në shkollën në Gjakovë

Shefja e grupit të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për debatin e hapur lidhur me vendosjen e simbolit kundër bartjes së shamisë në një shkollë në Gjakovë.

Kusari-Lila ka thënë se ky ishte një veprim i tepruar.

Lexo po ashtu Çështja e bartjes së shamisë në një shkollë në Gjakovë, Koci: Drejtoresha Florentina Gjergjaj po kërcënohet me jetë

“Ishte një situatë e cila mund të evitohej, për arsye se të vendosjes simboli i ndalesës për shaminë në radhë me mjetet tjera të palejueshme të përdorura në shkollë ka qenë veprim i tepruar dhe i nxitur nga kushdo që e ka bërë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se beson që MASHTI do ta trajtojë me seriozitet këtë çështje. /Telegrafi/