U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që sot do të përmbyllet procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Kusari-Lila tha se do të jenë 80 ose 81 vota që do të numërohen.
“Sot jemi pozitiv dhe shpresojmë që ky proces do të mbyllet do të jenë 80-81 vota që do të numërohen për presidentin”, ka thënë Kusari-Lila.
Deputetja e LVV-së i është përgjigjur edhe shefit të LDK-së, Arben Gashi i cili tha se po kërcënohen e shantazhohen deputetët e LDK-së.
“Fjala shantazh është bë emërues i secilës fjalë që vjen nga z.Gashi. Në këto momente nuk jemi as në gjuhë të shantazhit e as kërcënimit, por vetëm thirrje që deputetët të jenë të karakterizohet një deklaratë e imja për atë çka ndodhi mbrëmë, është e paska e tepruar. Të gjithë e panë që mbrëmë ata tre deputetë e bënë të pamundur zgjedhjen e presidentit” u shpreh Kusari-Lila. /Telegrafi/