Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reguar kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se po pret hetimin e KFOR-it për arrestimin e tre policëve në veri nga Serbia.
Kusari-Lila, ka publikuar në Twitter hartën e Kosovës, teksa shihet vendi ku janë kidnapuar policët, brenda territorit.
“I nderuar kryeministër Edi Rama, ju ishit mjaft të zëshëm në marrjen e një qëndrimi në lidhje me atë që besoni se ishte “faji i Kosovës”. Për të sqaruar ky është pozicioni i Kosovës ku u rrëmbyen policia kufitare. Ndoshta burimi policor nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ju, prandaj prisni “hetimin e KFOR-it””, shkroi Kusari-Lila.
Reagimi erdhi pasi Rama tha se ata që thonë se po hesht përballë rrëmbimit të policëve në veri, apo ata që duan t’i hedhin benzinë zjarrit nuk duan t’ia dinë as për Kosovën e as për Shqipërinë.
Rama theksoi se është duke pritur hetimet e KFOR-it dhe Shqipëria si pjesë e bashkësisë euroatlantike ndjek fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie./Telegrafi/
Dear PM @ediramaal you were quite vocal in taking a position regarding what you believed it’s “Kosova’s fault”.
To clarify this is the position ⬇️ where ?? border police were kidnapped. Maybe ?? police source is not credible enough for you, so you wait for “KFOR investigation”. https://t.co/eihuHaMVKq pic.twitter.com/jusWJCZ4Qe— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) June 14, 2023