Telegrafi

Kusari-Lila: Qeveria e Vetëvendosjes do të themelojë Bankën Zhvillimore

Kryetarja e Alternativës që është kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar disa pika nga plani qeverisës i Vetëvendosjes.

Bajrami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se programi i Vetëvendosjes parasheh themelimin e Bankës Zhvillimore, e cila do të përfshijë edhe mbledhjen e fondeve nga mërgata.

“Kjo bankë do të ndihmojë sektorin privat në qasjen në fonde të drejtpërdrejta”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë se në planin e Vetëvendosjes arsimi nuk është parë ndryshe nga zhvillimi ekonomikë.

“Kemi shumë vende të hapura të punës që nuk kanë punëtorë të kualifikuar ose u mungojnë fare. Ne parashohim orët e praktikës në ndërmarrje për aftësimin e punëtorëve”.

Kusari-lila ka thënë se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të drejtave të punëtorëve që sipas saj në Kosovë janë duke u shkelur shumë.

Në sektorin energjetikë ajo ka thënë se janë kundër mbylljes së termocentralit të Kosovës A, por duke ruajtur standarded mjedisore.

Në fokus të programit ekonomik, kryetarja e Alternativës ka thënë se do të jetë interkonjeksioni mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy vende që kanë kompatibilitet të lartë energjetikë pasi njëra e ka bazën në hidro e tjetra në termo”.

Sipas Kusari-Lilës në vëmendje do të jetë edhe mbrojtja e mjedisit pasi sipas saj ka një degradim të madh mjedisor./Telegrafi/