Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit janë duke i penguar paskajshmërisht në marrjen me qira të tri hapësirave të Ndërmarrjeve Shoqërore me qëllim që ati të kthehen në park industrial.
Ajo ka thënë në Tribuna Channel se që nga gushti i vitit të kaluar kanë një vendim nga AKP-ja, me të cilin autorizohet menaxhmenti që të fillohet me negociata për draftimin e kontratës për marrje me qira ato hapësira.
Kusari-Lila, ka folur edhe për borxhet që ka trashëguar nga qeverisja e kaluar, duke thënë se kanë trashëguar mbi 6 milionë euro borxhe. Ajo ka deklaruar se deri më tani kanë arritur të paguajnë rreth 5 milionë të tilla.