Site icon Telegrafi

Kusari-Lila për marrëveshjen AKR-PAN: Gjëegjëza u plotësua!

Themeluesja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes AKR-së dhe koalicionit PAN.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është plotësuar gjëegjëza.

“Gjëegjëza u plotësua, nuk ka më prapaskena, as qëllime e agjenda të fshehta, çdo gjë e hapur dhe e ditur në tavolinë (apo rreth tavolinës) me një skenë dhe një kastë aktorësh.

Do të kesh nevojë për shumë më shumë se vetëm Fat, Kosova jonë!”, ka shkruar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Exit mobile version