Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: Opozita të reflektojë për rezultatin e vet zgjedhor para se të kërkojë zgjedhje

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se opozita duhet të reflektojë mbi rezultatin e fundit zgjedhor para se të kërkojë zgjedhje të reja.

Këtë deklaratë, ajo e bëri gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

“Listuam të arriturat e kësaj legjislature dhe sfidat me të cilat është përballur, që janë të jashtme por ka pasur dhe të brendshme. Megjithatë nuk e konsiderojmë që ka hapësirë ose nevojë për dorëheqje apo përmbyllje të mandatit të Qeverisë. Kemi opozitën që prej fillimit ka kërkuar zgjedhje të reja, në mungesë të çfarëdo alternative për reflektim të vetin të brendshëm në raport me rezultatin zgjedhor për të cilin ata duhet të bëjnë pyetje përbrenda dhe jo në Kuvend, apo të kërkojnë shkuarjen në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Gjatë konferencës, Kusari-Lila ka theksuar se opozita nuk është serioze në kërkesën për zgjedhje të reja./Telegrafi/

Exit mobile version