Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili duke komentuar sulmet ndaj gazetarëve të Kosovës në veri ka thënë se ata “po dërgohen atje për të provokuar”.
Teksa e ka quajtur president despotik, Kusari-Lila ka thënë se Vuçiqit i pengojnë mediat e lira dhe të hapura.
Ndaj siç ka thënë ajo, për t’i luftuar mediat dhe gazetarët, Vuçiqi përdor njerëz të maskuar e të armatosur që janë në autoritetin e tij.
“Presidenti despotik i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pohoi se gazetarët e Kosovës në veri dërgohen për të provokuar. E vërteta është se media e lirë dhe e hapur është një provokim për Vuçiqin, kështu që për t’i luftuar ata, ai përdor njerëz të maskuar dhe të armatosur. Gjithashtu, e vërteta është se njerëzit e maskuar janë nën autoritetin e tij”, ka shkruar shefja e deputetëve të LVV-së në Twitter./Telegrafi/
Despotic Pres. of ??@avucic claimed that ?? journalists where in the north of ?? to provoke.
Truth is that free and open media is a provocation to Vucic & Co, so to combat them, he uses masked & armed men. Also, truth is masked men are under his authority. @EFJEUROPE @IFJGlobal pic.twitter.com/xBktMlQtdt— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) June 18, 2023