Telegrafi

Kusari-Lila: Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e së dielës ishte 6% më e ultë se më 14 shkurt

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit ka folur për procesin zgjedhor të së dielës.

Kusari-Lila tha se më 17 tetor qytetarët e republikës dëshmuan sjelljen shembullore në zgjedhjet lokale.

Ajo tha se dalja në këto zgjedhje e qytetarëve ishte më e ultë se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte 6% më e vogël se ajo në zgjedhjet nacionale. Tani kur një numër i madh i komunave do të kenë një raund të dytë të votimeve para vetes i kemi edhe 4 javë për angazhim politik”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka folur edhe për situatën me pandeminë, përderisa shtoi se ka një normalizim të situatës.

“Kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me pandeminë krahasuar me vendet tjera në rajon. Aktualisht në Kosovë janë 35.6% të qytetarëve të vaksinuar me dy doza, kurse në total janë administruar 1 milionë e 483 mijë e 688 doza të vaksinës”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka shtuar se këto statistika nuk duhet të japin përshtypjen se ka kaluar krizën.

“Ky proces nuk do të thotë qe veprimtaritë dhe angazhimet tona duhet të ndalen apo ngadalësohen”, tha ajo. /Telegrafi/