Telegrafi

Kurzawa shihet si opsion për krahun e majtë të Barcelonës

Barcelona do të ketë disa opsione në afatin kalimtar të kësaj verë, madje disa prej tyre mund t’i transferojë edhe me parametra zero.

Junior Firpo ka dështuar të rivalizojë Jordi Alban për një vend në formacion, andaj Blaugranasit po përgatitet ta shesin atë.

Duke e shitur lojtarin, katalunasit do t’i lënë vend një transferimi të ri, e që aty mund të vije Layvin Kurzawa.

Mbrojtësi francez ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin dhe në këtë verë do të largohet.

Lexo po ashtu Lista e gjatë e lojtarëve që Barcelona mund t'i transferojë me parametra zero

Barcelona e sheh atë si opsion tejet të mirë për krahun e majtë të mbrojtjes dhe thuhet se do të tentojë transferimin e tij.

Katalunasit do të përfitojnë nga situata e krijuar te skuadra franceze dhe do të marrin Kurzawan pa paguar as edhe një qindarkë. /Telegrafi/