Telegrafi

Kurzawa heziton të shkëmbehet me De Sciglion, pret ofertë nga Liga Premier

Marrëveshja e shkëmbimit që përfshin Mattia De Sciglio të Juventusit dhe Layvin Kurzawa të Paris Saint-Germain është ngadalësuar.

Bisedimet midis dy gjigandëve erdhën nga askund dhe përparuan me një ritëm të shpejtë, me mendimin se marrëveshja mund të përfundohej shpejt.

Dje (e shtunë) trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, konfirmoi marrëveshjen, por tani ka zëra për një stagnim.

Lexo po ashtu Tuchel miraton shkëmbimin Kurzawa-De Sciglio

“Tashmë unë kam dhënë miratimin e këtij shkëmbimi, por asgjë nuk është vendosur ende midis dy klubeve. Situata është ende e hapur”, ka thënë Tuchel.

Sipas mediumit italian Tuttosport, shkëmbimi Kurzawa-De Sciglio është ngadalësuar dhe arsyeja është mos-bindja e francezit.

Lexo po ashtu Arsenali në bisedime me Kurzawan

De Sciglio tanimë ka dhënë pëlqimin e tij për marrëveshjen, por Kurzawa po heziton pasi pret një ofertë nga Liga Premier përpara se të pranonte një transferim te Juve.

Arsenali mendohet se është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e krahut të majtë. /Telegrafi/