Diplomati austriak Sebastian Kurz, mbrëmë ka marrë pjesë në një tubim partiak të OBRM-PDUKM-së, ku edhe ka patur fjalim rasti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha shprehu falenderime dhe poashtu tha se është shumë i lumtur se Maqedonia është një partner shumë i rëndësishëm për Austrinë.
‘Unë jam veçanërisht mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga Maqedonia në vitin 2015 dhe 2016. Kriza e refugjatëve ka qenë një sfidë e madhe për Austrinë. Në vitin 2015, 90 mijë refugjatë erdhën në Austri, dhe mbi një milionë e kaluan vendin tonë. Pa qeverinë tuaj, ne nuk do të ishim në gjendje të mbyllim rutën ballkanike. Jam shumë mirënjohës që na keni mbështetur në këtë situatë, veçanërisht e vështirë për ne’, tha Kurz, duke shtuar se kjo është një mbledhje shumë mbresëlënëse. /Telegrafi/