Site icon Telegrafi

Kurz, Macron e Cipras – ishte edhe Jahjaga, këta janë udhëheqësit më të rinj në botë

Business man standing on the top of the mountain looking at the valley. Business success concept

Sebastian Kurz, 31 vjeç ku partia e tij fitoi të dielën zgjedhjet parlamentare në Austri do të renditet si lideri më i ri në botë.

Disa liderë të rinj janë aktualisht në pushtet, por shumica prej tyre i kanë kaluar të dyzetat.

-Irlandë: – Leo Varadkar, i moshës 38 vjeçare u zgjodh në majin e 2017 si Taoisigh më i ri, ose kryeministri i Republikës së Irlandës.

-Francë: Emmanuel Macron u zgjodh në krye të shtetit në majin e 2017, duke u renditur në moshën 39 vjeçare më i riu në moshë nga 25 presidentët e Republikës Franceze i pari në mesin e tyre, si Louis Napoléon-Bonaparte (40 vjeç në 1848).

-Estoni: Centristi Juri Ratas u zgjodh në moshën 38 vjeç kryeministër i vendit në nëntor 2016. Ai pasoi një tjetër udhëheqës mjaft të ri në moshë, Taavi Roivas që mundi të depërtojë në krye të qeverisë në moshën 34 vjeçare në 2014.

-Ukrainë: Volodymyr Hroïsman u zgjodh kryeministër në 2016 në moshën 38 vjeç.

-Tunizi: Youssef Chahed u zgjodh kryeministër në 2016, në moshën 40 vjeçare.

-Greqi: Aleksis Cipras u emërua kryeministër në 2015, në moshën 40 vjeçare.

-Kanada: Kryeministri Justin Trudeau erdhi në pushtet në moshën 43 vjeç në 2015.

-Poloni: Andrzej Duda u zgjodh president në moshën 43 vjeç në 2015.

-Belgjikë: Charles Michel u zgjodh në 2014 në krye të qeverisë të vendit të tij, në moshën 38 vjeç.

-Gjeorgji: Guiorgui Margvelachvili u zgjodh president në moshën 44 vjeçare në 2013.

-Hungari: Viktor Orban u zgjodh kryeministër në 1998 në moshën 35 vjeçare. Ai humbi postin drejtues dhe e rifitoi në 2010.

Ish-liderë të rinj

Disa liderë të rinj që kanë humbur së fundmi postet drejtuese:

-Itali: Matteo Renzi drejtoi qeverinë nga 2014 në moshën 39 vjeçare, deri në 2016.

-Kosovë: Atifete Jahjaga ishte 36 vjeçe kur mori drejtimin e presidencës së vendit të saj në 2011 (deri në 2016).

-Britani e Madhe: David Cameron ishte 43 vjeç kur mori drejtimin e Downing street në 2010 (deri në 2016).

Dhe duke shkuar më tej …

Për kujtesë, Filipe Gonzalez u zgjodh drejtues i qeverisë spanjolle në moshën 40 vjeçare, në 1982, Tony Blair u zgjodh kryeministër britanik në moshën 43 vjeçare, në 1997. Benazir Bhutto u zgjodh kryeministër i Pakistanit në 1988 në moshën 35 vjeç. Laurent Fabius drejtoi qeverinë francese në 1984 në moshën 37 vjeçare.

Amerikanët Theodore Roosevelt dhe John F. Kennedy u zgjodhën respektivisht presidentë në moshën 42 dhe 43 vjeçare.

Jashtë demokracive, liderë si koreani-verior Kim Jong-un apo emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al-Thani janë respektivisht 34 dhe 37 vjeç. Dhe Mouammar Kadhafi erdhi në pushtet në moshën 27 vjeç në Libi, në 1969. /Dita/

Exit mobile version