Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti në vetizolim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vet-izolim.

Kurti përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa Kurti ka pasur kontakt me zyrtarin, sikur edhe me punonjës tjerë në Ministrinë e Integrimeve.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version