Site icon Telegrafi

Kurti: Vuçiqit nuk i pëlqen masa e reciprocitetit nga kolltuku i tij, mbi 9 mijë automjete kanë marrë targat e përkohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për situatën e krijuar në veri, pas sulmeve që kanë ndodhur në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

I pyetur nga gazetarët se si do të veprojnë nëse Serbia vazhdon të bëjë provokime, Kurti tha se çdo veprim që e ndërmarrin do të jetë në përputhje me vlerësimet e situatës së sigurisë, transmeton Telegrafi.

“Jo gjithçka që e shihni në videot e këtyre ditëve janë të vërteta. Prandaj, nuk bënë të biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrim do të jenë gjithnjë në përputhje me vlerësimin situatës së sigurisë, që e bënë Policia jonë. Dhe, vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin,ne mund të them se çfarë mund të bëjmë. Mos harroni se në ditën e 6 të reciprocitet të masës së targave, 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme, e kanë respektuar atë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se vetëm presidenti i Serbisë nga kolltuku i tij nuk e pëlqen masën e reciprocitetit për targa.

Gjithashtu, Kurti tha se nuk presin sjellje korrekte nga Serbia.

“Janë parë fluturaket e tyre,e avionët rus, nuk presim sjellje korrekte nga Serbia, sepse i njohim kush janë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version