Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti në raport me Prokurorinë Speciale po e luan viktimën dhe po kërkon vëmendje.
Sipas tij, Kurtit politikisht i duhet një ngjarje për të dal prej këtij problemi zgjedhor.
“Politikisht i vyen një ngjarje tjetër për me dal prej këtij problemi zgjedhor që e ka. Duhet me prodhu një ngjarje qe kthehet në atë far lojën e viktimës, ‘krejt janë kundër tij, sistemi është i kapur, tradhtarët, hajdutët dhe spihunat janë bërë bashkë, ky ia del’. Ky është momenti si e definon realisht mënyrën e marrjes së vëmendjes”, tha Sejdiu në Rubikon.
Sejdiu kujtoi kur në një intervistë Kurti kishte thënë që “prokurorët janë politikë”, duke thënë se ky e ushqen konspiracionin.