Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri.
Kurti, pas votimit, ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.
“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell. Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti.
Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavarur, Bojken Abazi.
Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.
Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. /Telegrafi/