Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Zeka në Gjilan, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.
Në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në Librin e Zisë, Kurti ka shkruar se “Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”.
“Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë. I mprehtë në mendje, i lartë në vetëdije kombëtare, e i dashur në çdo bisedë që bënim. Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë. /Telegrafi/