Site icon Telegrafi

Kurti: Vetëvrasjet në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.

Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur.

“Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e prit gjyqin”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi që sipas tij ishte i montuar, ndodhi rasti i vdekjes së Astritit, raporton KP. Ai kujtoi fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli në njërën prej seancave ku iu drejtua deputetëve të opozitës me “Kujdes se po e vrani vetën”.

Exit mobile version