Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin zgjedhor në Drenas tha se fitorja e Vetëvendosjes po konfirmohet çdo ditë e më shumë duke përfshirë edhe Drenicën.
Ai tha se të gjithë qytetarët do të kenë të drejta dhe nevoja që do tua plotësoj shteti.
Siç ka thënë Kurti do të këtë shpërndarje të pasurisë të barabartë dhe s’do ketë hatër mbetje nga askush.
“Na duhen njerëz të ndryshëm për ndryshime. Me 40 prioritet e Republikës, ne jemi zgjidhja e në këto zgjedhje”.
Ai tha se Drenasi i ka dhënë shumë Kosovës.
Sipas tij shqiptarët kanë nevojë për jetë të dinjitetshme.
E me qeverinë Vetëvendosjes, sipas tij, do të fitoj shumica e do të humbin disa.
Kurti po ashtu foli edhe për zhvillimin ekonomik.
“Qeverisja e Kosovës do të këtë agjenci dhe bankë zhvillimore”, tha ai.
Për dy kundërkandidatët e tij ai tha: “Ata nuk e kanë gënjeshtrën për herë të parë dhe nuk e kanë numëruar sa herë gënjejnë, nëse gënjeshtra vazhdon më gënjeshtër, ata nuk i japin pesë para. Ata premtojnë tepër e pa mbulesë sepse për dallim prej meje ata e dinë që nuk të bëhen kryeministra”.
Njerëzit të cilët kanë aderuar nga PDK-LDK, sipas tij kanë ardhur me kushtin që mos të bëjnë koalicione me këto dy parti.
Gjatë mbajtjes së fjalimit të tij ai nuk la pa përmendur edhe konfiskimin e pasurisë të zyrtarëve në qeverisjet e kaluara.
“Prokuroria nuk do tua ndriçoj hajnave rrugët, por do të shtoj punën për tua konfiskuar pasurinë e paligjshme hajnave”. /Telegrafi/