Site icon Telegrafi

Kurti: Me Vetëvendosjen merr fund terri i krimit, sepse fiton drita e drejtësisë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti para simpatizantëve në qytetin e Pejës, ka thënë se 11 qershori do të jetë dita e fitores së Vetëvendosjes.

Ai tha se çdo ditë e kemi parë diktaturën prej lart, por me 11 qeshor do ta shohim demokracinë prej poshtë.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk ka më as korrupsion dhe as krim, por ka demokraci dhe zhvilllim, mirëqenie e punësim, zhvillim e begati. “Në këto 18 pas luftës, Kosova ishte shtet me deklarata politikanësh, shtet i deklaruar zyrave, shtet deklarativ. Me VV vjen përmbajtja, e vërteta, e drejta. Dy koalicionet që më shumë janë një koalicion në dy lista janë përvoja e hidhur e qytetarëve. Vetëvendosje shtë shpresa e re e këtij vendi”, tha Kurti, duke ju bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë Vetëvendosjen pasi që sipas tij numri 35 është numri i së ardhmes, transmeton Telegrafi.

“11 qershori është data e qytetarëve të Republikës, data e demokracisë është data e fitores”, tha Kurti.

Ai shtoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes merr fund terri i krimit sepse fiton drita e drejtësisë.

“Më 11 qershor u thoni mjaft, u thoni kurrë më këtyre qeverive të pasluftës”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër më tej theksoi se Vetëvendosje do t’i respektojë të drejtat e pakicës serbe jo pse këtë e kërkon Beogradi por se ata janë qytetarë të Kosovës, po ashtu do të respektohen edhe të drejtat e pakicës boshnjake e po ashtu edhe pakicat e tjera do ta kenë kujdesin dhe brengën tonë./Telegrafi/

 

Exit mobile version