Telegrafi

Kurti, Veselit: Matu, provoje nëse i ke votat

Deputeti Albin Kurti, ka thënë se e ka një pyetje shumë të thjeshtë për të nominuarin për kryetar të Kuvendit, nga radhët e koalicionit PAN.

Ai e ka pyetur Veselin se pse nuk po matet se a i ka 61 deputetë, për zgjedhjen kryetar i Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë të drejtën ekskluzive, në aktgjykimin e vitit 2014, që koalicioni fitues ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Pse spo del të matesh. Nëse nuk don të matesh, nëse frikësohesh të matesh, jam i bindur që në mesin e deputëtëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 deputetë”, ritheksoi Kurti.

Sipas tij, në mesin e PAN-it ka deputetë që unë i votoj për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “ose propozoni Veselin, i cili nuk e di a kalon ose dikë tjetër që ka mundësi të kaloj”, ka shtuar Kurti. /Telegrafi/