Në akademinë përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi, ka marrë pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Edhe pse është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe paguhet nga taksat e shtetit të Kosovës, po vazhdon me avazin e vjetër të tij duke mos e pranuar dhe injoruar himnin e shtetit kosovar.
Për dallim nga bashkë-partiakët e tij, Adem Mikullovci dhe Hydajet Hyseni, si dhe aleati Agim Bahtiri, të cilët janë ngritur në këmbë duke respektuar intonimin e himnit shtetëror, Kurti duket se ka zgjedhur ‘formën e veçantë’ të tij.
Kurti e shumë bashkë-partiak të tij, në ceremoni të ndryshme edhe më herët, kanë vepruar kësisoj, duke mos u ngritur në këmbë kur intonohet himni i Kosovës.