Site icon Telegrafi

Kurti uron qytetarët për Kurban Bajram

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kurti theksoi se në këtë festë duhet të rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit

“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version