Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në hapjen e Bankës Ekonomike në Leposaviq.
Kurti ka publikuar disa pamje nga ceremonia, ku edhe ka uruar qytetarët për hapjen e bankës, transmeton Telegrafi.
“Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar “Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë”./Telegrafi/