Telegrafi

​Kurti uron për Krishtlindje: Të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi

Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Ai në një postimi në Twitter ka cituar edhe një thënie të Jezus Krishtit.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju”. Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.