Site icon Telegrafi

Kurti uron Pavarësinë e Zvicrës: Shembulli kryesor se si mund të duket një shoqëri e larmishme

Kryeministri Albin Kurti ka uruar ditën e pavarësisë së Zvicrës, duke thënë se Kosova është me fat që ka një mik dhe aleat të tillë.

Sipas tij, Zvicra është shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme.

Lexo po ashtu Osmani uron Zvicrën për ditën e pavarësisë: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona

“Shumë urime për Ditën Kombëtare për Zvicrën. Jemi të entuziazmuar dhe me fat që kemi një mik dhe aleat që shërben si shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme, e drejtuar nga qëndrueshmëria dhe duke shikuar përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët, edhe presidentja Osmani uroi Zvicrën, duke thënë se është partner i kahershëm dhe përkrah i flaktë i popullit të Kosovës.

“Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Këtë të martë, 1 gusht, Zvicra feston 731 vjetorin e themelimit. /Telegrafi/

Exit mobile version