Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të fesë ortodokse me rastin e festës së Pashkëve.
Kurti ka thënë se do të vazhdojnë kujdesin duke garantuar lirinë themelore të besimit.
“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme.
Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj.
Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve qytetarë tanë. Gëzuar Pashkët”, thuhet në urimin e Kurtit. /Telegrafi/