Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoskin për marrjen e pozitës së re.
Ai përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO.
“Urime për Mickoskin për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE”, ka shkruar Kurti duke shtuar se “Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”. /Telegrafi/
Congratulations to @MickoskiHM on your election as Prime Minister of the Republic of North Macedonia. Kosova and North Macedonia are not only neighbors but close allies and partners, in NATO orientation, regional cooperation and EU integration. From the Prizren–Tetova road to…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2024