Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij të ri polak, Donald Tusk, për emërimin e tij si kryeministër i Polonisë.
“Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.
Shefi i Qeverisë ka shtuar se Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat e përbashkëta europiane.
Parlamenti polak e ka mbështetur Donald Tusk si kryeministër të ri, duke i dhënë fund sundimit tetëvjeçar nacionalist dhe duke hapur rrugën për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian.
Dhjetëra miliarda euro në fondet europiane janë ngrirë për Poloninë për një mosmarrëveshje me Brukselin mbi standardet demokratike, por Tusk, një ish-president i Këshillit Europian, po premton të përmirësojë marrëdhëniet dhe t’i zhbllokojë paratë.
Për Tusk votuan 248 deputetë dhe 201 ishin kundër që ai të jetë kryeministri i ri.
Congratulations to Prime Minister @donaldtusk on his appointment. In a challenging era for democracy, witnessing the Polish people’s active engagement is inspiring. Kosova looks forward to enhancing ties with Poland, contributing to security, growth & our shared European values.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 12, 2023