Site icon Telegrafi

Kurti uron besimtarët për Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve.

Në urimin e tij, përmes një video adresimi në gjuhën serbe, Kurti thotë se “në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet”.

“Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë. Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë”.

“Paçi një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”, ka uruar Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version