Site icon Telegrafi

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.

Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Në Stamboll do të mbahet Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. /Telegrafi/

Exit mobile version