Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Itali.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrisë.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Kurti të enjten do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol. /Telegrafi/