Site icon Telegrafi

Kurti udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një ngjarje e rëndësishme për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky forum ofron një platformë për liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ekonomisë.

Kurti në këtë udhëtim do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Përveç pjesëmarrjes në forum, Kurti dhe Gërvalla-Schwarz do të organizojnë një takim me bashkatdhetarët kosovarë dhe miq të Kosovës, në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Austri. /Telegrafi/

Exit mobile version