Telegrafi

Kurti u takua me djalin e George Soros në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar edhe me filantropistin Alexander Soros, djalin e George Soros.

Vetë Soros ka publikuar një fotografi me Kurtin,duke thënë se kishte një takim të shkëlqyer me të parin e ekzekutivit kosovar.

“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. #MSC2020”, ka shkruar ai.

Alexander Soros është nënkryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe një nga Drejtuesit e Rinj Global të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2018. Ndërkaq, babai i tij George Soros është pronar i fondacionit “Shoqëri e Hapur” që promovon politikat liberale e demokratike në vendet me demokraci të re. /Telegrafi/